Futbollistët e Crvena Zvezdës që pritej të vinin në Kosovë janë ndaluar nga Njësia Speciale e Kosovës në pikën kufitare të Jarinjës.

Crvena Zvezda po planifikonte të luante ndeshjen e raundit të 1/16 në kuadër të Kupës së Serbisë kundër Trepçës ilegale në Zveçan.

Për këtë shkruan edhe mediat serbe, ndërsa mediumi serb “Novosti” ka publikuar edhe një video nga kufiri Kosovë-Serbi.