Një tërmet me magnitudë 6,2 (sipas të dhënave më të fundit) ka goditur Greqinë këtë të mërkurë. Lëkundjet kishin si epiqendër Larisën, një qytet në Greqinë qendrore, u ndjenë edhe në Shqipëri.

Në mediat greke u publikuan edhe pamjet e para të tërmetit, të postuara kryesisht në rrjetet sociale nga vetë njerëzit, ku duken pasojat e lëkundjeve të forta.


Deri tani nuk ka raportime për viktima apo të lënduar, por njerëzit në Larisa kanë mbushur rrugët, duke lënë banesat dhe shtëpitë.