Situatë e pakëndshme është krijuar në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve dhe ministrave të Lëvizjes Vetëvendosjes me ata të PDK-së.

Teksa kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci kërkoi 15 minuta, pauzë, pas lëshimit të sallës nga opozita, në hyrje të sallës së Kuvendit është krijuar një tollovi në mesin e deputetëve.

Pasi fillimisht pati debat të ashpër të opozitës me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Në videon më poshtë mund të shihni komplet rrjedhën e kësaj tollovie.

Siç shihet në video përplasja ka nisur mes deputetit të PDK-së, Hajdar Beqa dhe ministres së Arsimit, ARbërie Nagavci.