Një aksident trafiku ndodhi në Amasya të Turqisë.

Në pamje që kanë publikuar mediet turke, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një kombi-bus, transmeton Llapi.info.

Pamjet tregojnë edhe momentin e përplasjes, ku shihet teksa kombi-busi tenton të kthehet majtas, ku një motoçikletë me një shpejtësi të madhe përplaset në të.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën drejtuesi i motoçikletës (30 vjeçar), kurse janë raportuar edhe dy persona të lënduar./Llapi.info