Luka Modric do të renevojë kontratën e tij me Real Madridin.

Kroati ka qenë i lidhur gjatë verës me një kalim te Inter në Serie A, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.

Por duke qenë Lojtari më i mirë në botë, Los Blancos nuk do ta lëshojnë aq lehtë të ikë. Ndaj ata kanë vendosur që t’ia vazhdojnë atij kontratën deri pas sezonit 2020-2021.

Inter ka shprehur interesim për mesfushorin, por dëshira e tij është që të qëndrojë dhe ta përfundojë karrierën me skadimin e kontratës kur ai do të mbush 36 vjet.