Këtij modeli i është fotografuar edhe enterieri, mirëpo ka shumë shtresa kamuflazhi

Vitin e kaluar, BMW e ka prezantuar iX3, një SUV elektrik me të cilin rivalizon me Audi e-tron, Jaguar I-Pace dhe Mercedes EQC, transmeton Telegrafi.

Derisa iX3 do të shfaqet në LA Auto Show, reporterët kanë arritur ta shohin derisa ishte u testuar në mot të ftohte, si dhe një herë tjetër derisa po transportohej.

Tani që është parë nga afër dhe shihen mirë proporcionet e mëdha, vërehet se kjo makinë elektrike do të rivalizo me Tesla Model X, meqë duket mjaft e fuqishme.

Në përgjithësi dukja e kësaj BMW, që ende nuk dihet sigurt se si do të quhet, është bazuar në arkitekturën e modeleve iNext. Sipas kësaj forme, pritet që të ketë edhe 270 kuaj fuqi, si dhe autonomi deri në 400 kilometra.

Brendia është e kamufluar në masë të madhe, derisa vërehet timoni i çuditshëm që e ka punuar BMW, që pritet të ketë funksion shumë të mirë. /Telegrafi/