Lëvizjet e gabuara të gjilpërës, qoftë nëse bëhet fjalë edhe për një milimetër, mund t’i kushtojnë me dëmtim të punimit. Për këtë duhet një përqendrim i madh gjatë punës. Madje vetëm nëse dikush hyn në studion e tij gjatë realizimit të veprave e pengon.

“Përqendrimi duhet të jetë aq i madh saqë veç nëse lëviz diçka më pengon”, thotë Haxhi Gjoni. Skulpturat në miniaturë e kanë bërë për vete tash e më shumë se një dekadë, shkruan Koha Ditore.

Familjarët e tij e dinë se nga ora 15:00 deri vonë pas mesnatës ai mbyllet në studio. Për herë të parë publiku i gjerë është përballur me veprat e tij para dhjetë ditësh, kur ka hapur ekspozitën e parë personale në Galerinë e Ministrisë së Kulturës në Prishtinë.

Preciziteti i domosdoshëm

Gjatë ditës punon në përpunim të drurit. Por asnjëherë nuk ia ka mësyrë që të realizojë skulptura në këtë material. Gjoni (45) është autodidakt si artist.