Ministrin i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu sot viziton Shqipërinë në kuadër...

Ministrin i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavushoglu sot viziton Shqipërinë në kuadër të SEECP

Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëjnë të ditur se sot ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati do të takohet me homologun e tij turk, Çavushoglu.

Ministrin i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu do të vizitojë sot Shqipërinë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP).

Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë bëjnë të ditur se sot ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati do të takohet me homologun e tij turk, Çavushoglu. Në përfundim të takimit të dy homologët do të mbajnë një komunikim me mediat.

Në kuadër të Presidencës që mban Shqipëria të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), më 24 shkurt në Tiranë do të mbahet takimi informal i Ministrave të Punëve të Jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të SEECP. Në takim do marrin pjesë përfaqësues të 13 vendeve anëtarë të SEECP, përfaqësues të Bashkimit Europian, të Presidencës Letoneze të BE-së dhe të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Gjithashtu ky takim do të përshëndetet dhe nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Gjate pasdites së ditës së hënë do të ketë një pritje të organizuar nga Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati e cila është informale për t’iu uruar mirëseardhjen delegacioneve që do të marrin pjesë në takim e SEECP.