Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Luigi Di Maio, ka thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën duhet të ndodhë shumë shpejtë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se prioritet për Italinë është rritja ekonomike dhe lufta kundër korrupsionit.

“E kemi dëshmuar edhe sot me nënshkrimit të marrëveshjes dy palëshe. Me ministren u pajtuam që të vazhdojmë këtë rrugë për të përforcuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Rrugëtimi i reformave që Kosova duhet të ndërmarrë dhe përafrimi me BE, Italia është e bindur që Kosova do të jetë në Evropë dhe të bëhet liberalizimi i vizave sa më shpejt. Që të kemi një pajtim në rajon sepse janë instrument i mirë i integrimit në BE. Ia paraqita mbështetjen për dialogun me Serbinë. Inkurajomë Kosovën të vazhdojë përpara për të pasur rezultat. Lehtësimi nga BE dhe mbështetja nga ShBA është përkrahje e madhe. Kosova nuk mund të ketë frikë për dialog por të vazhdojë tutje”.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se lidhja mes dyja vendeve është e fortë dhe e vjetër.

“Disa javë më parë kemi mbajtur një stërvitje të përbashkët ushtarake në Kosovë. Vendi ynë është i përkushtuar për anëtarësim në BE dhe NATO. Maio e di se mijëra shqiptarë janë vendosur në Itali pas vdekjes së Skënderbeut. Edhe sot ka fshatra që fliten dialektet e vjetra të shqipes. Lidhja mes Italisë dhe nesh është shumë e gjallë dhe shumë e vjetër. Patëm takim të shkëlqyer sa i përket atmosferës dhe rezultateve”, është shprehur Gërvalla.

“Italia është mike e Kosovës. Nënshkrimi i marrëveshjes për eliminim të tatimit të dyfishtë do të bëjë që bashkëpunimi ekonomik të jetë më pak burokratik  dhe do të ndikojë për investime të huaja direkte nga Italia në Kosovë”.