Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora i është përgjigjur ashpër Cristiano Ronaldos, duke i thënë të mos tregohet arrogant.

Ronaldo së fundmi është akuzuar se ka thyer protokollet kundër Covid-19, pasi doli pozitiv me coronavirus.

Lojtari ka hedhur poshtë të gjitha këto, por ministri i sportit të Italisë, Spadafora, i ka bërë thirrje të mos tregohet arrogant.

“Aftësitë e një lojtari nuk autorizojnë atë që të jetë arrogant, jorespektues ndaj institucioneve dhe të shpërndajë gënjeshtra”.
“Përkundrazi, sa më i njohur të jetë, aq më shumë duhet të ketë përgjegjësi për të menduar para se të flasë dhe të jetë shembull i mirë”.

“Shpresoj të rikuperohen sa më shpejtë të gjithë ata që rezultuan pozitivë”, ka thënë Spadafora për ‘ANSA’.

Kujtojmë se sot kanë filluar hetime ndaj shtatë lojtarëve të Juventus, përfshirë Cristiano Ronaldon.