Ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Tomáš Petříček ka thënë se qeveria e vendit të tij nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës.

“Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petříček në Twitter.

Në këtë mënyrë ai i është përgjigjur presidentin Zeman, që ka thënë se do të marrë iniciativë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Republika Çeke.