Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se mësimi mund të vazhdojë në formë virtuale edhe me fillimin e vitit të ri shkollor.

Megjithatë, ai thotë se do të ndërmeren masa që të vazhdojë mësimi në mënyrë online, për shkak se një pjesë e nxënësve nuk ka mundur të vijojë mësimin.


“Po shkojmë drejt një viti të ri shkollor online”, ka thënë Likaj.

“Afër 10.5% nuk kanë mundur të qasen në mësimet online. Nuk i dimë arsyet. Por jemi duke punuar edhe sikur MASHT, për t’iu mundësuar të gjithëve fëmijëve qasjen në mësim”, ka shtuar ai.

Likaj ka thënë se mundësia që të vazhdojë mësimi nëpër shkolla është shumë e vogël për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19 në nivel vendi.