Ministri Agani takoi përfaqësuesin e UNMIK-ut, Farid Zarifin

Ministri Agani takoi përfaqësuesin e UNMIK-ut, Farid Zarifin

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, priti në takim të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Farid Zarif.

Ministri Agani, fillimisht e falënderoi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për përkrahjen që UNMIK-u ka dhënë në proceset në Kosovë, si dhe siguroi se Ministria që ai drejton do të vazhdojë të punojë së bashku më këtë mision, duke u mbështetur në realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zarif, duke e uruar për pozitën e re, e siguroi ministrin Agani se UNMIK-u, do të bashkëpunojë dhe do të japë kontributin e vet edhe në fushat gjegjëse që kanë të bëjnë me këtë ministri.