Chelsea ka marrë lajme të mira pasi që interesimi i klubit londinez te Gonzalo Higuain po merr formë konkrete.

Sky Italia raporton se Milani është duke u tërhequr nga planet për të blerë në formë permanente Higuainin nga Juventusi.

Milani pagoi 20 milionë euro për të marrë Higuainin në formë huazimi gjatë verës, për ta bërë më pas permanent transferin për 35 milionë euro të tjera.

Sidoqoftë, pronarët e Elliott Management janë ftohur me sulmuesin dhe nuk duan ta blejnë atë.

Maurizio Sarri është ai që ka insistuar për të transferuar Higuainin pasi e njeh mirë lojtarin.

Sulmuesi 31 vjeçar nga Argjentina luajti nën drejtimin e Sarrit te Napoli duke shënuar 36 gola në 35 paraqitje gjatë sezonit 2015-2016.

Higuain shënoi gjashtë gola në pesë ndeshjet e para për Milanin, por ka shënuar vetëm një gol në nëntë ndeshje për Rossonerët duke mos përmbushur pritjet.