Milan ndalet me barazim

Milan ndalet me barazim

Milani ka barazuar pa gola me Chievon në kuadër të javës së 25-të në Serie A.

Skuadra e Milanit ishte më e mirë në këtë ndeshje duke dominuar sa i përket posedimit të topit dhe rasteve të krijuara, por mbrojtja e Chievos mbeti e pamposhtur.
Mattia Destro, Keisuke Honda dhe Alessio Cerci patën rastet më të mira për gol.

Ky barazim mban skuadrën e Filippo Inzaghit në pozitën e nëntë me 34 pikë të tubuara.