Deputeti i Nismas Socialdemokrate, Milaim Zeka ka hedhur sot akuza ndaj ministrit Abelard Tahiri, duke thënë se ka krijuar sistem të kapur të Drejtësisë.

Zeka në fjalën e tij para deputetëve në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha Kosova si e tillë me sistem të Drejtësisë s’mund të krahasohet me vendet e Bashkimit Europian, sepse po arrestojnë dhe ngritin aktakuza ndaj zyrtarëve shtetërorë pa argumente, njofton Klan Kosova.

”Mos të mendojë dikush në këtë ‘Republikë të Burdushit’ që ne kemi me pas Sistem të Drejtësisë. Kur ministri i jonë i Drejtësisë e ka propozuar atë Aleksandër Lumezin”.

”Sepse në kohën kur kanë qenë miq të ngushtë me Presidentin Thaçi e me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, hala vazhdojnë me qenë – edhe unë jam mik me presidentin Thaçi por jemi mik privat e kundërshtar të politikës shkatërruese që ju e keni sjellë”.

”Ai me pas qenë djalë i babës tim, kur Enver Hasani me dokumente e ka dëshmuar me argumente që ai jo që nuk e ka dhënë provimin e Jurisprudencës po edhe sikur e ta kishtë dhënë do ta kish bërë në masa të dhunshme. E njëjta situatë është edhe me kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale me Reshat Millakun”.

”Këshilli Prokurorial i ‘Republikës së Burdushit’ bënë komunikatë kundër deputetit të Kosovës, Rexhep Selimit se ky ja paska përmend emrin në një emision televiziv apo në një foltore të Parlamentit. Këta na kërcënojnë neve. Duke kap këtë sistem të drejtësisë do të na humbni edhe dy vjet shtetit”.

”Me u çu një prokuror rrugaç, hajdut i pitë, me ta marrë një deputet. Ju iu frikoheni politikanëve të mirë, e tash duke e pasur atje një prokuror kriminel dhe duke e ditur që gjysma e gjyqtarëve janë vetëm noter, ju doni të na mbani nën shantazh për katër vjet se dy janë pak”.

”Ne s’mund të krahasomi me Bashkimin Europian dhe vendet demokratike sepse nuk ka hetues në botën perëndimore, që guxon me prek një zyrtar të shtetit apo një mjek të mirë pa i pasur 1 milion argumente”.

”Do ta përkrahja këtë Ligj sikur ne të ishim ne anëtarë të Gjykatës së Strasburgut. Me dashtë ne me bë vettingun moti e kishim bërë, por këtu individi është ligj, të arreston, polici hetues kriminel të fut kokainë në xhep vetëm për ta ngritur aktakuzën”.