Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti para kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, janë si “fabula e krimbit me shqiponjën”.

Zeka në Facebook ka thënë se presidentja Osmani ka qenë dhe është e mbushur me urrejtje.

Sipas ish-deputetit, Vjosa Osamni krejt shkallët e karrierës i ka ngjitur duke sharë kundërshtarët politik, teksa, ka përmendur se Osmani nuk e ka përmendur Edi Ramën me emër kur ka dërguar telegram urimi në drejtim të PS-së për fitoren në zgjedhje.

Armiku kryesor i diabetit është gjetur tashmë! Sheqeri bie në 4.6
Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend.

“Sidoqoftë, Vjosa me Albinin, përpara Edi Rames jane sikur krimbi përpara shqiponjës”, ka shkruar ai.