Adem Mikullovci ka folur me emocion për takimin e fundit me Leze Qenën.

Dje ka ndërruar jetë aktorja e mirënjohur shqiptare, Leze Qena, shkruan lajmi.net.

Ajo iku nga kjo botë në moshën 85-vjeçare duke lënë pas vetes të pikëlluar, familjarë, miq, kolegë e përkrahës.

Momentet e mira me Lezen i kanë kujtuar edhe emra të njohur të ekranit të cilët edhe ndezën qirinj në ballkonet e tyre për nder të figurës së aktores.

Nuk e la pa i shkruar disa fjalë zemre edhe aktori Adem Mikullovci i cili kujton me emocion takimin e fundit me Lezen, takim në të cilin tha se qeshën shumë.

“ELIZABETE- Më shkove edhe ti..! A të kujtohet Leze kur ndejtëm bashk herën e fundit qesheshim me fatin që ne të dy mbetëm Mohikanët e fundit dhe pyeteshim se a thua cili nga ne do të shkon i pari te Xhevati: Une thash:”Leze unë do të shkoj para teje”…Ti ma kape veshin dhe më bêrtite:”Përkundrazi unë shkoj para teje,mua më ka grua e ty vetëm shok”..Dhe ja ! Ashtu edhe ndodhi Elizabett..Mua më lat të fundit dhe unë s’kam qare pa ardhë te ju.Po e lëshoj perden, dhe po i fiku dritat….Teatri i jonë Leze -u mbyll”, ishin fjalët e tij në një postim në Facebook.