Gjatë javës mot më i ftohtë, i ndryshueshëm, me vranësira, intervale me diell dhe të reshura.

Vorbulla ciklonike me masa të ftohta ajrore, tashmë ka filluar të depërtojë mbi rajon, ku si rrjedhojë, solli rënie të temperaturave si dhe reshje të pakta shiu.

Nga mesi i javës, sipas parashikimeve të fundit, një tjetër vorbull ciklonike, poashtu me masa të ftohta ajrore polare, do të depërtojë në lindje të rajonit, që do të sjell sërish mot më të ftohtë dhe mundësi për të reshura.

Mirëpo pas kalimit të kësaj vorbulle, në pjesën e dytë të javës fusha anticiklonike nga Europa perëndimore do të kushtëzojnë mot kryesisht me diell.

Të hënën – Në mëngjes vende-vende reshje të dobëta shiu, gjatë ditës kryesisht vranët.

Të martën – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.

Të mërkurën – Paradite pjesërisht vranët. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e më vonë në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu. Në vise malore mbi 1200-1500m mundësi edhe për borë.

Të enjten në mëngjes, vende-vende reshjet vazhdojnë. Gjatë ditës priten kthjellime dhe mot kryesisht me diell, por i ftohtë. Ditën e premte mot kryesisht me diell, në mëngjes mundësi për ngrica, e gjatë ditës më ngrohtë.

Temperaturat e ajrit, në fillim të javës do të luhaten rreth vlerave mesatare, e më pas do të pësojnë rënie më të ndjeshme. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 5C, me tendencë të rënies edhe deri në 0C, e maksimalet nga 12C deri në 18C.

Do të fyejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s, e nga mesi i javës mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi dhe veriu 5-13m/s.

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje, por ditën e mërkurë do të zbres nën vlera normale.