Meta në Gjirokastër: Konfliktet politike nuk i shërbejnë vendit

Kreu i LSI, Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë në Gjirokastër

Ai është shprehur se klima politike konfliktuale e mosbesuese nuk i shërben vendit.

Ndër të tjera, Meta theksoi se forcimi i LSI-së është një kontribut për stabilitetin politik në vend.

“Me këtë frymë bashkëpunimi e këtë organizim do kemi rezultate më të mira në të ardhmen. LSI fuqinë e saj e ka te njerëzit, duke u lidhur gjithnjë e më shumë me ta”, tha Meta.

LSI është një forcë që punon për konsensus dhe bashkëpunim, dhe Meta, duke u shprehur se realizimi i reformave i shërben qytetarëve.