Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka ‘rilindur’ në vitin 2021 me një formë shumë të lartë, ku nuk kanë munguar golat dhe asistimet.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Messi ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e para të Barcelonës këtë vit, duke e bërë vitin 2021 si fillimin e tij të dytë më të mirë në një vit kalendarik.

Paraqitja brilante me dy gola kundër Granadas mbrëmë plotësoi paraqitjen tjetër superiore në Athletic Bilbao gjatë javës.

Kjo do të thotë se vetëm në vitin 2016, kur ai shënoi pesë gola deri më 10 janar, ai e ka filluar një vit në formë më të mirë.

Messi nuk shënoi kundër Huesca, ndeshja e parë që luajti në 2021, por e shpagoi veten kundër Bilbaos dhe Granadas, jo vetëm duke luajtur mirë, por duke luajtur me gëzim të dukshëm, duke u lidhur shkëlqyeshëm me Pedri, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann, dhe duke operuar me një buzëqeshje në fytyrën e tij që nuk shihej për ca kohë.

Në vitin 2016, tre ndeshjet e para të Barcelonës ishin kundër Espanyol (një herë në La Liga, një herë në Copa del Rey) dhe ndaj Granada.

Ai shënoi një het-trik kundër Granadas atëherë, për të plotësuar me një dygolësh në njërën nga ndeshjet kundër Espanyolit.