I vetmi BMW M3 i gjeneratës F80 në versionin karavan nuk pati jetë edhe aq të gjatë. Pavarësisht që prodhuesi bavarez nuk e kishte në ofertë versionin karavan të modelit M Serie 3 të gjeneratës F80, një person i apasionuar pas BMW deshi ta “përmirësoj këtë gabim”.

Kështu vendosi që një ditë vet ta prodhojë M3 e tij që do të bazohet në versionin standard të Serie 3. Në fund kjo veturë familje nga BMW ndali prodhimin e M3, transmeton Telegrafi.

E siç është shkruar në dokumentet e regjistrimit – thuhet se ishte veturë me naftë, por policët menjëherë filluan të dyshojnë. Pasi u lokalizua dhe u kontrollua në detaje, u konstatua se ka pjesë nga tri apo katër vetura të vjedhura nga BMW Serie 3. Një M3 ishte vjedhur në vitin 2018, e një tjetër disa muaj më vonë.

Nga policia britanike kanë bërë të ditur se sa i përket karrocerisë nuk ishte realizuar si duhet, me saldime të dobëta dhe amatoreske. Në fund ky M3 Touring përfundoi si është më së keqi – në makinerinë që shtyp veturat e vjetra dhe ato të falsifikuara.