Mësimi në shkolla për ciklin fillor nga klasa e parë deri në të pestën pritet fillon të hënën më 12 prill.

Ekonomia Online gjatë ditës së premte ka qenë në dy shkolla fillore në Prishtinë, “Faik Konica” e “Meto Bajraktari” për të parë sa janë gati për fillimin e këtij procesi dhe a janë bërë përgatitjet e duhura.

Por në dy objektet shkollore askush nuk ka qenë prezentë për të na informuar lidhur me këtë çështje.

Madje në oborrin e shkollës “Faik Konica” janë duke u zhvilluar disa punime.