Aplikacioni Snapchat ka shtrirje të gjerë në Kosovë dhe përdoret mjaft shumë sidomos nga të rinjtë.

Si platforma kryesore për të rinjtë tanë për momentin, ajo numëron rreth 630,000 persona.

Përdoruesit më të mëdhenj në Kosovë të Snapchatit janë ata të gjinisë mashkullore, ku rreth 51.3% apo 323,190 persona janë meshkuj, dhe 47.9% apo 301,770 persona janë femra.

Kështu u bë e ditur nga të dhënat e publikuara prej Hallakate.

Nëse shtojmë faktorin e moshës përpos gjinisë, atëherë do kemi këtë ndarje:

Nga numri i gjithë audiencës aktive në Kosovë, 23% apo 144,900 persona janë të moshës 13-17 vjeçare, nga ta 68,040 meshkuj dhe 76,860 femra.

Të moshës 18-20 vjeç janë 20% e audiencës apo 126,000 persona, ku numri i meshkujve është 61,109, ndërsa femra 61,740.

Të moshës 21- 24 vjeç janë 21% e audiencës totale apo 132,300, 73,080 meshkuj dhe 59,220 femra.

Të moshës 25-34 vjeç janë; 26% apo 163,800 persona, meshkuj 91,980 e femra 69,930.

Të moshës 35+ janë 10% e audiencës totale apo 63,000 persona, ku 28,980 janë meshkuj, 34,020 janë femra.