Në kohën kur LDK-ja dhe VV-ja po dëshirojnë zgjedhje parlamentare, kanë ardhur reagimet edhe nga BE-ja.

Pas publikimit të Raportit të Progresit shefja e BE-së në Kosovë, Natylia Apostolova ka mbajtur një konferencë për media.

Ajo foli edhe për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

Apostolova kërkoi nga partitë opozitare që të mendojnë dy herë para se ta dërgojnë vendin në zgjedhje, shkruan lajmi.net

“Është shumë me rëndësi nga aspekti i Kosovës të mendojë edhe njëherë se si do të reflektohet kjo në reforma. Duhet shikuar me kujdes, nëse keni zgjedhje të reja është që do të ketë ngecje në progres. Unë bëj apel ndaj të gjithë atyre që mendojnë të shkojnë në zgjedhje, që të mendojnë vërtetë dy herë se si do të ndikojë kjo në rrugën e Kosovës dhe në reforma”, ka thënë Apostolova.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sidomos në ditët e fundit ka paralajmëruar edhe një mocion për rrëzimin e qeverisë.

Këtë mocion do ta përkrahë edhe Vetëvendosja, kurse nuk dihet se kur do të shkojë në Parlament kjo kërkesë.