Kancelarja gjermane Angela Merkel ka takuar sot për herë të fundit kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Ajo në një konferencë për media në Berlin me temën mbi “Samitin e Procesit të Berlinit në Ballkanin Perëndimor 2021”, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe punën që ato po bëjnë në këtë drejtim.

Merkel ka potencuar se ka shumë punë për të bërë në procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërsa ka bërë të ditur se më 3 tetor në Slloveni do të mbahet një takim për të biseduar për çështje teknike, raporton KP.

Ajo ndërkaq ka përmendur problemet Kosovë-Serbi dhe Maqedoni Veriore-Bullgari.

“E dimë që ekzistojnë një sërë problemesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kemi edhe një varg bisedimesh mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore dhe na nevojitet shumë angazhim dhe durim. Është interesi i bashkësisë evropiane që bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë i mundshëm, dhe natyrisht ka shumë për të bërë për anëtarësimin”, tha Merkel.

Ajo ka përmendur edhe ndihmën që BE-ja ka dhënë gjatë pandemisë për vendet e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin për një treg të përbashkët rajonal, duke paralajmëruar se do të punohet që njohja e diplomave të ndodhë sa më shpejt.

“Gjatë shtatë vjetëve të fundit është arritur diçka dhe ne kemi arritur diçka me disa nga shtetet dhe hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Disa procese kemi nisur përsëri. Nuk shkojmë gjithë për një kapitull dhe për shumë shtete të Ballkanit, dinamika është shumë e ngadalshme dhe bashkësia evropiane mendon se vërtet mbetet shumë të punohet. Kur shohim se në cilat formë procesi i vettingut në Shqipëri dhe si shkojnë ato, procesi i anëtarësimit është duke shkuar ngadalë dhe kemi filluar edhe me procesin e Berlinit, dhe është kualitet i ri i bashkëpunimit dhe ndihmës për rajonin, dhe vendet kanë pasur vështirësitë që një kohë të gjatë. Greqia dhe Maqedonia Veriore kanë marrë kohë dhe tani e ka problemin me Bullgarinë, andaj duhet të insistohet më shumë. Diçka është arritur, por ka ende shumë punë”, u shpreh Merkel.