Merkel për refugjatët: “Nuk do të ofrojmë zgjidhje sa për sy e faqe”

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se nuk do të ofrojë zgjidhje ‘sa për sy e faqe’ për refugjatët, përderisa ajo është duke u përballuar me kritika të ashpëra rreth krizës së refugjatëve.

Për të edicionin e të shtunes të gazetes gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ tha se Gjermania mund të kontrollojë kufijtë e saj, por jo edhe ti mbyll, ‘sepse një veprim i tillë nuk sjell zgjidhje dhe kjo është dëshmuar edhe me gardhet kufitare të ndërtuara nga Hungaria’, transmeton Gazeta Blic.

Megjithatë, Merkeli ka deklaruar se ajo nuk do të premtojë ‘zgjidhje false’, sepse një gjë e tillë sipas saj do të mund të shkaktonte trazira edhe më të mëdha.
“Jam duke punuar me tërë fuqinë time që të gjejmë një zgjidhje, por zgjidhja nuk varet vetëm nga Gjermania, prandaj një gjë e tillë merr kohë,” tha Merkel. /Gazeta Blic/