Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur të premten në Berlin në një takim nga kancelarja Angela Merkel, në kuadër të procesit të hapjes së negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Shefi i Qeverisë ka zhvilluar një takim me kacelaren gjermane , i cili zgjati për afro 30 minuta.

Pas takimit me kancelaren Merkel, kryeministri i Shqipërisë tha se procesi i integrimit është një proces i cili është bërë gjithmonë e më i vështirë, për shkak se Evropa e BE-ja janë bërë gjithmonë e më e ngurta dhe kanë hyrë në vështirësi të reja me vetveten. Rama theksoi pas takimit se Merkel është një mike e shqiptarëve, ndërsa tha se ajo ka një predispozitë shumë pozitive kundrejt Shqipërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas kryeministrit Rama, kancelarja pati vlerësime inkurajuese dhe pozitive për marrjen e mbështetjes së Gjermanisë për çeljen e negociatave.

“Kancelarja pati vlerësime shumë inkurajuese pozitive dhe ajo që është më e rëndësishme, një predispozitë shumë pozitive për ta çuar përpara këtë proces dhe për të arritur në një përfundim pozitiv, që do të thotë një mbështetje e Gjermanisë për atë çka të gjithë dëshirojmë”, deklaroi Edi Rama. Megjithatë, sipas Ramës, ky është një proces.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)