Bashkatdhetarë të shumë nga vendet e ndryshme tashmë ia kanë mësyrë Kosovës për t’i ndjekur nga afër zgjedhjet e 6 tetorit.

E një prej tyre është edhe Sinan Asllani. Ky i fundit ka publikuar edhe një video duke treguar se tashmë është nisur me shpejtësi të madhe, siç thotë ai, për ta bërë ndryshimin.

“Quhem Sinan Asllani dhe vij nga shtetet federale gjermane, udhëtojmë për Kosovë me shpejtësi 126 km/h, për ta bërë ndryshimin të domosdoshëm. 126 zemra së shpejti do të nisen nga qyteti im, 126 është numri i Lëvizjes Vetëvendosje, 126 është numri jonë dhe numri i juaj”, shprehet ai në videon të cilën e ka publikuar në Facebook.

Rruges per Kosove me ba ndryshimin.

Gepostet von Sinan Asllani am Sonntag, 29. September 2019

Ndërkohë edhe Gazmend Gjonbala, menaxheri i shumë ndërmarrjeve të njohura, i cili ndër të tjera ka punuar edhe në Bloomberg e NYFIX ka dalur hapur në mbështetje për Albin Kurtin duke deklaruar se nëse ky i fundit fiton dhe premton drejtësi e sundimit të ligjit, ai është në gjendje të ndihmojë ekonominë e vendit me 50 milionë euro./Llapi.info

Kjo është mundësia e fundit që Kosova të qeveriset pa korrupsion e shantazhe. Diaspora është e gatshme të ndihmoj zhvillimin e vendit. Voto për ardhmërinë që e donë. Me #6tetor unë do votoj për Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe mikun tim Albin Kurti. #ErdhiDita për ndryshime!

Gepostet von Gazmend Gjonbalaj am Montag, 30. September 2019