Fluksi i bashkatdhetarëve nga vendet e ndryshme që ia kanë mësyrë Kosovës për t’i kaluar pushimet tani është rritur, shkruan Llapi.info.

Kjo ka bërë që të shtohen edhe kolonat e gjata të automjeteve dhe pritjet në pikë kalimet kufitare, e sidomos pritje të gjata ka pasur mbrëmë në Merdare.

Lexues të portalit Llapi.info kanë dërguar pamje rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku në Merdar kolonat për të hyrë në Kosovë ishin të gjata, gjë kjo që i ka munduar bashkatdhetarët.

Ndërkaq, tani sipas informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, për të hyrë në Kosovë në kufirin në Merdare të Podujevës pritjet janë deri në një orë.

Për dallim nga Merdarja, në pikë kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë kolonat dhe pritjet janë më të shkurtra.

Ndryshe, mërgimtarët vazhdimisht ballafaqohen me vonesa të shumta në kufi me Serbinë./Llapi.info