Mërgimtarë të shumtë kanë nisur të kthehen në Kosovë për t’i kaluar pushimet verore, shkruan Llapi.info.

Si pasojë e fluksit, janë krijuar kolona nëpër pikë kalimet kufitare. Sipas qendrës për menaxhim kufitar, pritjet në Merdare janë 120 minuta, ndërkohë që kolona ka arritur deri në 300 metra. Për dallim nga Merdarja, pikët kalimet tjera kufitare janë më qetë dhe me pritje më të shkurtra.

Përveç transit, bashkatdhetarët kanë mësyrë Kosovën edhe me udhëtime ajrore.

Nga ora 09:00 e ditës së djeshme, e deri sot (e shtunë) në të njëjtën kohë, (09:00) në pistën e Aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari” në Sllatinë, ateruan rreth 70 aeroplanë nga vende të ndryshme të botës.

Fluturime më të shumta ishin nga Zvicra e Gjermania, por edhe nga Anglia, Suedia, Belgjika, Turqia dhe vende tjera.

Javët e fundit është rritur dukshëm numri i udhëtarëve në ANP “Adem Jashari” të cilët po e shfrytëzojnë këtë portë kufitare për të kaluar pushimet në Kosovë./Llapi.info