Prodhuesi prestigjioz gjerman i veturave, Mercedes, parashikon se gjysma e shitjeve të tij deri në vitin 2030 do të përbëhet nga hibridët dhe synon që të gjitha fabrikat evropiane të jenë neutrale ndaj dyoksid karbonit deri në vitin 2022.

Kompania nga Shtutgarti ka njoftuar një seri të kufizimeve të reja të objektivave për CO2, ku planifikon t’i arrijë në dy dekadat e ardhshme e që do të ndikojë që të gjitha veturat e pasagjerëve të jenë neutrale për mjedisin deri në vitin 2039.

Kjo do të thotë se në dy dekadat e ardhshme, Mercedes do të dëbojë plotësisht motorët me benzinë dhe naftë nga modelet e tij.

Daimler nuk është gjiganti i parë gjerman që ka bërë të ditur synimet për reduktimin e emisioneve të CO2, pasi plane të ngjashme kanë grupi Volkswagen i cili planifikon që të gjitha modelet e tij të jenë neutrale nga dyoksid karbonit deri në vitin 2050.