Shoferi i paemëruar që e dërgoi makinën në nja garazh të Skocisë, kishte menduar se e dëmtoi makinën pasi ra në një gropë të hapur në rrugë.

Gjatë kontrollit, mekanikët mbetën të habitur, kur poshtë veturës e gjetën një shenj trafiku të gjatë afro një metër, me të cilën ishte vozitur për pesë ditë, transmeton Telegrafi.

“U ankua se para pesë ditësh, ka rënë në gropë dhe i është dëmtuar makina. Pa marrë mundin që të shikonte se çfarë i është kapur”, ka thënë njëri prej mekanikëve.

Mbetet e paqartë, se si përfundoi kjo shenj trafiku nënë Ford Fiesta, duke mos u shkëputur për një kohë aq të gjatë.