Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosoves.

Krasniqi ishte i vetmi nga PDK-ja i cili kishte shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë, në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së.

Para delegatëve, Krasniqi ka thënë se PDK-ja si parti kurrë nuk ka qenë më e goditur se sot, derisa është zotuar se do të punojë për ta rikthyer këtë parti në vendin e parë.

“Fakti që jemi mbledhur në këtë sallë nuk është zgjedhje e jona, është imponim i asaj që ka ndodhur më 3 nëntor.

“Kur më 2004 iu bashkova PDK-së, isha 24 vjeç. Ky moment nuk ka qenë asnjëherë ambicia ime, megjithatë ky moment ka ardhur dhe është shndërruar në përgjegjësi. Unë nuk po kërkoj thjesht një mandat, por po e kërkoj besimin tuaj, nuk po kërkoj thjesht të bëhem udhëheqësi juaj, nëse e fitoj besimin tuaj do të bëj gjithçka që PDK-së të kthehet aty ku e ka vendin. Në mbi dy dekada aktivitet të PDK-së, kurrë nuk kemi qenë më të goditur se sot. Nuk bëhet fjalë vetëm për dy liderë politikë, por dy liderë të Kosovës, pa të cilët nuk do të kishte shtet të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera ai.

Krasniqi do të udhëheqë partinë për dy vjet, pasi dy vjetët e para të mandatit të kryetarit i ka kryer Kadri Veseli.