Memli Krasniqi është politikani që ka investuar më së shumti investime në “kripto valuta”.

Ai në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se posedon 1.5 Bitcoin, vlera e të cilave aktualisht është mbi 43 mijë euro, 100 Etherum me vlerë rreth 170 mijë euro, 100 BNB me vlerë prej rreth 30 mijë euro, etj.

Memli ka deklaruar se posedon banesë në vlerë 100 mijë euro, dhe shtëpi në vlerë 155 mijë euro, bibliotekë personale në vlerë 12 mijë e 500 euro, piktura në vlerë 6 mijë euro dhe veturë në vlerë 25 mijë euro, shkruan Reporteri.net.

Para të gatshme ka deklaruar afër 10 mijë euro në emër të vet dhe bashkëshortes.

Memli Krasniqi përflitet si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së.