Fotografia e talentit të futbollit të Kosovës, Rejdon Bejta ka bërë bujë të madhe jo vetëm në Kosovë.
 

Talenti i ri i Llapit, sot u bë sensacion kur një fotografi e tij i mbuluar me lloç pas ndeshjes së të rinjve, u publikua në media.

Terreni i papërshtatshëm në Merdare, ka bërë që Bejta të zhytet i tëri në lloç.

Për fotografinë e tij, kanë raportuar edhe mediet e rajonit, ato të Kroacisë dhe Serbisë.

Është media kroate ‘Index.hr’ që e para raporton për fotografinë e Rejdon Bejtas dhe kushtet e terreneve në Kosovë, i njëjti lajm është publikuar edhe nga medie serbe, ‘B92’, përcjellë ‘Lajmi.net’.

Index.hr

Të dy këto media raportojnë edhe për premtimin e Hungarisë për të ndihmuar Kosovën në ndërtimin e stadiumit kombëtar.