Mediat e shtetit Iowa, komentuan pozitivisht hapjen Konsullatës së Kosovës në këtë...

Mediat e shtetit Iowa, komentuan pozitivisht hapjen Konsullatës së Kosovës në këtë shtet

Mediat lokale elektronike dhe të shtypit në shtetin Iowa, i kanë dhënë hapësirë të theksuar hapjes së Konsullatës së Kosovës në kryeqytet, në Des Moines.

Mediat lokale në shtetin Iowa, kanë nënvizuar se ky hap diplomatik ngrit marrëdhëniet midis shtetit të Ioëa-s dhe shtetit të Kosovës në një nivel tjetër. Kjo është konsulata e dytë e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkura të Amerikës, pas asaj në New York, të hapur më 2008.

“Përshtypjet e mia me të rinjtë dhe të rejat kosovare kanë pasur një ndikim të madh në jetën time”, citohet senatorja amerikane, Joni Ernst, përfaqësuese e Ioëa-s në Sentin Amerikan, e cila për dy dekada ka shërbyer me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe kudo krenohet me partneritetin midis Gardës dhe Forcën së Sigurisë së Kosovës.

Senatorja Ernst shpeshherë ka folur për admirimin dhe mirënjohjen e kosovarëve ndaj Amerikës për të përmendur në shumë takime e raste se në Kosovë mund të shohësh poaq flamuj amrikanë si edhe në Amerikë.

Mediat e citojnë edhe guvernatorin e shtetit, Terry Branstad i cili thotë se me çeljen e konsulatës së parë tani Des Moines vërtetë po bëhet një ‘qytet ndërkombëtar.’ Këto media citojnë dhe zëvendëskryeministrin e Hashim Thaçi i cili si udhëheqës i delegacionit të Kosovës në çeljen e konsulatës, ka folur për miqësinë e përhershme amerikano-kosovare për të nënvizuar se “miqësia veçantë midis Iowa-s dhe Kosovës ka filluar të marrë formë, madje edhe para se Kosova të bëhej shtet.”

Ioëa, dhe sidomos kryeqyteti Des Moines gjatë këtij vikendi dhe të hënën janë në qendër të vëmendjes të Amerikës edhe për faktin se aty pothuajse janë të gjithë kandidatët presidencial, demokratë dhe republikanë, sepse të hënën mbahet votimi i parë në zgjedhjet paraprake presidenciale.

Tradita e zgjedhjeve presidenciale amerikane ka treguar se rezultati i votimit në Ioëa është shumë i rëndësishëm për ecjen e mëtejme të kandidatit në fushatën që do të kurorëzohet me presidentin e ri amerikan në nëntor të këtij viti.