Një grua nga fshati Strelc i ulët i Deçanit ka njoftuar se derisa ishte në oborrin e shtëpisë, dy persona të panjohur dhe të maskuar i kanë kërkuar paratë e burrit të saj duke e kërcënuar.

Siç njofton policia, të dyshuarit nuk kanë arritur ta realizojnë qëllimin, duke u larguar në drejtim të panjohur. Rasti është në hetim.