Në Shtërpcë, dje një person i komunitetit serb ka raportuar në Policinë e Kosovës se të dyshuar të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në drejtim të veturës së tij me targa të Serbisë, me ç ‘rast vetura është djegur në tërësi.

Policia përmes raportit 24 orësh thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin.

Sipas viktimës vlera e dëmit është rreth 35.000 euro. Nuk raportohet për të lënduar.