Në Ditën e Dëshmorëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me anëtarë të Ekzeukutivit, anëtarë të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, ka bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatoreve të dëshmorëve dhe në komplekset memoriale, njofton Llapi.info.

Aktivitetet për Ditën e Dëshmorëve kanë filluar me dhurim vullnetar të gjakut nga anëtarë të ekzekutivit dhe këshilltarët komunal.
Më pastaj delegacioni i Komunës, i prirë nga kryetari Bulliqi, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Ali Ajeti dhe te shtatorja e katër dëshmorëve në bulevardin e qytetit.

Më pastaj delegacioni nga Komuna homazhe ka bërë edhe në Kompleksin Varrezat e Dëshmorëve në Penuhë, tek obelisku i heroit Afrim Zhitia në Llugë dhe në Kompleksin Memorial Baza e Parë e UÇK-së në Lladoc.

Në homazhet tek varri dhe shtatorja e Zahir Pajazitit në Turuqicë ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Me këtë rast kryetari Bulliqi tha se duke nderuar dëshmorët nderojmë luftën tonë çlirimtare, sakrificën dhe flijimin e të gjithë atyre që ranë për lirinë tonë./Llapi.info