Kjo është vetura e McLarenit për rrugë të rëndomta, përkundër që specifikat e saj të shpejtësisë arrijnë ato të makinave në gara.

Ka një motor prej 3.8 litrave turbo V8 i cili ka 612 kuaj fuqi.

Është krijuar për vozitje në rrugë, dhe pavarësisht që është shumë sportiv, nuk mund të marrë pjesë në gara, shkruan Top Gear.

Sidoqoftë, përbrenda dhe nga jashtë, është i krijuar për vozitje të shpejtë, me rripat e sigurisë për shpejtësi të madhe dhe ulëset prej fibrave të karbonit, transmeton KOHA.

Vjen me aklimatizim, navigim satelitor dhe stereo për muzikë.

Shkon prej 0 deri në 100 km/h në 2.9 sekonda dhe me shpeshtësi maksimale prej 322 km. Ka vendet e posaçme ku mund t’i mbani helmetat.

Andaj nëse jeni të pasionuar pas shpejtësisë, dhe i keni 250,000 sterlina, kjo është veturë e përkryer për ju.