Klubi nga Podujeva, KF Llapi ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Ballkanit me rezultat 1-0, raporton Llapi.info.

Llapjanët e filluan më mirë takimin duke krijuar tri shanse të arta shënimi.

Por, Valmir Veliu, Mentor Zhdrella e Kastriot Selmani, dështuan të shënon nga afërsia.

Ballkani filloi më pas rrezikimin me anë të Blend Baftiut që gjuajti me kokë në minutën e 35-të, por topi shkoi vetëm pranë portës.

45 minutat kishin një intensitet edhe më të lartë, aty ku pasuan dy kartonë të kuq dhe një gol.

Ishte minuta e 62-të kur Marijan Çoriç u ndëshkua direkt me karton të kuq, pasi bëri ndërhyrje të palejueshme ndaj Mevlan Zekës.

Gjashtë minuta nga rasti i kartonit të kuq, Llapi kaloi në epërsi me golin e Edon Sadriut edhe pse ishin me dhjetë lojtarë në fushë.

Edhe Ballkani mbeti me dhjetë lojtarë në fushë, pasi Mevlan Zeka pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë në minutën e 87-të.

Skuadra nga Theranda tentoi deri në fund të merrte një pikë, mirëpo djelmoshat e Tahir Batatinës ishin të vëmendshëm.

Pas javës së 22-të, Ballkani ka lëshuar kreun e tabelës te Drita, pas ka 45 pikë, dy më pak se gjilanasit, derisa Llapi është ngritur në vendin e gjashtë me 26 sosh.

Në xhiron e radhës, Llapi i shkon Prishtinës, ndërkohë që Ballkani pret Drenicën./Llapi.info