Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka deklaruar pasuri të majme në Agjentinë Antikorrupsion.

Ai pasuri të paluajtshme ka deklaruar dy banesa dhe një shtëpi në emër të tij në vlerë 420,000 euro, kurse para të gatshme të ruajtura në banka 99,612 euro (para personale), kurse 13 mijë e 263 euro të ruajtura në banka në emër të bashkëshortes dhe 39 mijë 296 euro në emër të fëmijëve.

Përveç kryeprokurorit, Lumezi është anëtar edhe në disa borde, si në atë të Akademisë Policore të Kosovës, Akademi të Drejtësisë dhe Ministri të Financave, dhe nga të gjitha këto funksione ai ka të hyra vjetore prej 38,864 euro.

Ndërsa, merr qira në vlerë 6,936 euro, kurse gjatë vitit 2020 ai ka tërhequr edhe 4,094 euro 10% të Trust-it.

Lumezi gjatë vitit 2020 ka blerë një motor ‘Vespa Primavera’ në vlerë 3,700 euro nga kursimet e tij.Lumezi si pasuri të luajtshme personale ka deklaruar edhe 5 piktura në vlerë 15,000 euro.Ai po ashtu ka deklaruar edhe një veturë ‘Opel Corsa’ në vlerë 6,000 euro të bashkëshortes së tij, një veturë ‘Mini Coper’ të fëmijëve.

Gruaja e tij e cila punon në Universitetin e Prishtinës ka të hyra vjetore 18,201 euro dhe nga ‘Kolegji AAB’ ajo merrë 1,345 euro.Po ashtu edhe ajo ka tërhequr 10% të Trustit Pensional në vlerë 3,028 euro.Lumezi ka deklaruar edhe të hyrat e fëmijëve që janë 19,206 euro.