Viele Euro Geldscheine

Më shumë se 98 për qind e zyrtarëve të lartë publik e kanë deklaruar pasurinë e tyre në përputhje me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, duke përmbyllur kështu procesin një mujor të deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë.

Në listën e zyrtarëve të lartë publik kanë qenë të përfshirë 4737, prej të cilëve  4651 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë (98.18 %).

Prej numrit të përgjithshëm të atyre që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë,  49 zyrtarë të lartë publik kanë deklaruar pasurinë pas afatit, 6 nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye, kurse 31 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.

Po ashtu, ju njoftojmë se  12 zyrtarë të lartë publik nuk i kanë dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë gjatë afatit të rregullt vjetor, sepse të njëjtit kanë deklaruar pasurinë në dhjetor të vitit 2017 me marrjen e detyrës në pozitën anëtarit në Kuvendin Komunal respektiv.

Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve që janë të përfshirë në listat e publikuara që në një afat sa më të shkurtër të kontaktojnë Agjencinë Kundër Korrupsionit (038 518 912 ose 200 10 731) në rast se pretendojnë për ndonjë pasaktësi eventuale.

Tabela e procesit të deklarimit të pasurisë

Lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë, lista e zyrtarëve që kanë deklaruar pas afatit, si dhe lista e zyrtarëve që nuk e kanë deklaruar pasurinë me arsye.