Shumëkush “e llogarit” cigaren si një mik, por në fakt është armiku.

Në fazën e gurtë, cigarja ka grimca të tilla të gurta si fenolet, naftalina dhe nikotina. Nikotina, edhe pse mund të krijojë varësi, në vetvete nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen.

Në fazën e gaztë të cigares, gjenden përbërës si monoksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe cianidi i hidrogjenit.

Kurse avujt e lëngshëm, përfshijnë formaldehid, metan, benzen e amoniak. Këto janë vetëm pak nga mbi 6 mijë kimikatet që çlirohen me tymin e cigares.

Shumica e këtyre kimikateve vijnë nga djegia e duhanit në temperaturën 800 gradë Celcius. Për rreth 100 kimikate që gjenden brenda tymit, ka studime që tregojnë se janë shkaktarë të sëmundjeve që lidhen me duhanpirjen. Megjithatë, 1 miliardë njerëz nëpër botë ende janë duhanpirës.

Kështu, është krejtësisht i arsyetueshëm angazhimi i qindra shkencëtarëve në botë për të krijuar alternativa pa tym. Gjetja e tyre më e fundit, një risi teknologjike në industrinë e duhanit, janë pajisjet me ngrohje. /agroweb