Rreth 22 përqind e qytetarëve serbë mendojnë të largohen nga vendi për një jetë më të mirë, një përqindje që arrin në 34 përqind te të rinjtë deri në 29 vjeç, sipas një sondazhi të kryer nga organizata ”Srbija 21”, që u publikua sot në media.

Sipas sondazhit të kryer në një grup prej 1 000 personash të rritur, 41 për qind kanë thënë se duan të largohen nga Serbia për të shkuar drejt një standardi më të mirë jetese, 36 përqind për punë më të mirëpaguar dhe 9% për shkak të situatës së pasigurt në vend.

Rreth 85 përqind e të anketuarve thanë se dëshironin të shkonin dhe të jetonin në vendet perëndimore si në Gjermani, Zvicër, Austri, Itali, SHBA.