Mbi 3000 protestues nga Prilepi janë nisur për në Shkup

Mbi 3000 protestues nga Prilepi janë nisur për në Shkup

Edhe përskaj presioneve të mëdha që të mos shkohet në protesta në Shkup, sot në mëngjes mbi 3000 banor të Prilepit u nisën për në protestën e opozitës, në të cilën do të kërkohet dorëheqja e qeverisë së Nikolla Gruevskit, shkruan Zhurnal.

“Autobus e furgon po bartin rreth 1500 njerëz, ndërsa janë të organizuar edhe më shumë se 300 automobila që d.m.th se mbi 3.000 banor të Prilepit janë nisur për në protestën në Shkup.

Kërcënimet nuk mund t`i pengojnë që të arrijnë në Shkup dhe ta tregojnë vullnetin e tyre për një të ardhme më të mirë të shtetit të tyre”, tha ndërmjet tjerash Hari Lokvenec, transmeton zhurnal.