Ortekët, përmbytjet dhe moti i ashpër kanë lënë të vdekur më shumë se 130 persona në Pakistan dhe Afganistan, ndërsa të tjerë janë bllokuar nga reshjet e dendura të dëborës.

Të paktën 93 persona humbën jetën dhe 76 u plagosën në të gjithë Pakistanin ditët e fundit, ndërsa 39 të tjerë u vranë në Afganistan, thanë të martën zyrtarë në të dy vendet.

Parashikimet sugjerojnë se moti do të përmirësohet.

Kashmiri pakistanez është zona më e goditur, me 62 njerëz të vrarë dhe 10 të tjerë të humbur, tha autoriteti shtetëror për menaxhimin e katastrofave në një deklaratë.

Në Neelum, luginën piktoreske, reshjet e dëborës shkaktuan disa ortekë, përfshirë një që goditi një fshat dhe vrau të paktën 19 njerëz.

Ortekët dhe rrëshqitjet e shpeshta të tokës ndodhin në Kashmir gjatë dimrit, shpesh duke bllokuar rrugët dhe duke lënë komunitete të izoluara.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat, ndërsa disa autostrada dhe rrugë janë mbyllur nëpër zonat malore, veriore të vendit.

“Reshjet e dendura të dëborës dhe rrëshqitjet e tokës kanë shkaktuar mjerim dhe vdekje,” dekaroi kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, duke iu referuar pjesës së Kashmir të kontrolluar nga Islamabad.

Në jug-perëndim, në provincën Balochistan, të paktën 31 njerëz janë vrarë në incidente të veçanta të motit.

Shumica e viktimave u shkaktuan pasi çatitë u rrënuan nën dëborë të trashë. Goditja më e rëndë ishte provincat Kandahar, Helmand, Zabul dhe perëndimor Herat./abcnews.al