Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur fajor të akuzuarit M.D, A.K, D.P dhe D.M për eksport, furnizim, transportim e shitje të paautorizuar të armëve.

Më poshtë e gjeni të plotë vendimin e gjykatës dhe dënimet për secilin nga të akuzuarit, ku u janë shpallur më shumë se 12 vjet burg, transmeton Indeksonline.

Iakuzuari M.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimme burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 7.000 (shtatëmijë) euro,për veprën penale në bashkëkryerje me A.VImporti, eksporti, furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari A.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënimunik me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite e 2(dy) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 5.000 (pesëmijë) euro,për veprën penale në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari D.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 3.000 (tremijë)euro për veprën penale në bashkëkryerje importi, eksporti, furnizimi, transportimi, këmbimi ose shitja e paautorizuar e armëve nga neni 372 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari D.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumë prej 4.000 (katërmijë)euro përveprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarve A.K, D.Pdhe D.M iu shqiptohet edhe dënim plotësues, ashtu që nga të akuzuarit A.K dhe D.M konfiskohen armët e sekuestruara, të precizuara si në vërtetimet për marrjen e sendeve, si objekt i veprës penale.

Nga i akuzuari M.D konfiskohen paratë në shumë prej 1.653,93 euro si rezultat i kryerjes se veprës penale.

Nga i akuzuari D.P konfiskohet përgjithmonë vetura “Audi A3”si mjet i kryerjes së veprës penale, si dhe të gjithë telefonat celular të sekuestruar nga të akuzuarit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.