Kanë mbërritur 182 mijë e 900 vaksina të llojit AstraZeneca nga Norvegjia.

Ato i kanë pranuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Po ashtu të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grøndahl dhe Udhëheqësi i sektorit për Bashkëpunim i Zyrës së BE-së në Kosovë, Luigi Brusa.

Kështu bëhet e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ministri Vitia shprehu mirënjohjet më të sinqerta për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të Norvegjisë dhe BE-së në përballjen me COVID-19, në mënyrë që të mbrojmë shëndetin publik. Tutje Ministri Vitia shtoi se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është për ne të jemi kohezivë në procesin e imunizimit, sepse është forma më e mirë për të dalluar fitoren kundër Virusit COVID-19”.